• Home
  • About Us
  • Departments
  • Portofolio
  • Blog
  • Careers
  • Learn More

Çfarë është framework OKR dhe pse është e rëndësishme në një strategji biznesi?

Akronimi OKR qëndron për “objektiva dhe rezultatet kyçe” dhe i referohet një kuadri të njohur të menaxhimit të qëllimeve që ndihmon kompanitë të zbatojnë dhe ekzekutojnë strategjinë e parapërcaktuar. Përfitimet e përdorimit të një aplikacioni të tillë në pune jep rezultate dhe transparencë më të madhe drejt suksesit strategjik. OKR ju lejon të organizoni punonjësit tuaj dhe punën që ata bëjnë për të arritur qëllimet e përbashkëta.

Nga çfarë përbëhet një framework OKR?

Një framework OKR përbëhet nga një qëllim, i cili shënon rrugën që do të ndiqet, dhe disa rezultate kryesore, të cilat janë hapat e nevojshme për të arritur qëllimin tuaj. Iniciativat, nga ana tjetër, janë të gjitha projektet dhe aktivitetet që do të ndihmojnë në arritjen e këtyre rezultateve kyçe. Framework OKR përfshin disa rregulla që i ndihmojnë punonjësit të përcaktojnë prioritetet dhe të përafrojnë dhe masin rezultatin e punës së tyre. OKR ndihmon kompanitë të kapërcejnë hendekun midis strategjisë dhe ekzekutimit dhe të kalojnë nga një qasje teorike të punës në konkretizim e saj bazuar në rezultate.
  1. Çfarë është një objektiv?
    Një objektiv është përcaktimi i asaj që keni ndërmend të arrini në të ardhmen dhe që vendos drejtimin që duhet të merrni për të nisur një punë të caktuar.
  2. Çfarë është një rezultat kyç?
    Një rezultat kyç është një rezultat i matshëm i nevojshëm për të arritur qëllimet e synuara. Ky rezultat përbëhet nga një vlerë fillestare dhe një vlerë e synuar. Rezultatet kyçe matin hap pas hapi progresin drejt qëllimit tuaj.

Historiku i OKR-ve

OKR-të shpesh lidhen me Google, por ideja fillestare u zhvillua në vitet 1970 nga Andy Grove. Në atë kohë, kompania e telkomunikacionit, Intel, po përpiqej të ndryshonte të gjithë strategjinë e kompanisë dhe të transformohej në një furnizues mikroprocesorësh të klasit botëror në një hapësirë kohore shumë të shkurtër. Sistemi i Grove e ndihmoi kompaninë të fokusohej në një objektiv kryesor. Ky objektiv u shoqërua më pas nga një grup specifik i cili analizoi rezultatet kyçe të matshme për ta përcaktuar dhe lejuar stafin të kuptonte hapat drejt atij objektivi. Google u prezantua me OKR-të në vitin 1999, kur ish-punonjësi i Intel, John Doerr prezantoi sistemin në ekipin e menaxhimit në kompaninë e re. Nëpërmjet punonjësve të Google koncepti OKR u përhap në të gjithë industrinë e teknologjisë dhe më gjerë, duke u bërë sot nje metodë e njohur në cdo strategji biznesi.

Benefitet e OKR-ve

OKR-të ofrojnë shumë përfitime, duke përfshirë qartësinë, komunikimin e zgjeruar dhe një strategji koherente e transparente me mbarë organizatën. Një tjetër strategji shumë e përdorshme së fundmi për llogaritjen e rezultateve janë edhe treguesit KPI (lexo për më tepër). John Doerr si krijues I strategjisë OKR I përshkruan përfitimet e OKR-ve si F.A.C.T.S. (akronim i fjalës FAKTE):
Fokusimi: OKR-të bëjnë të mundur që stafi juaj të cilësojë prioritetet dhe te fokusohet drejt tyre.
Angazhimi: OKR-të kërkojnë një nivel të përkushtimit kolektiv nga palët e përfshira për të zgjedhur dhe për të përmbushur prioritetet e dakorduara.
Kalibrim: OKR-të ofrojnë një metodë të mirë që lidh qëllimet dhe prioritetet duke arritur të vendosen në të njëjtin nivel drejt qëllimit të saj përfundimtar.
Track (Ndjekja): OKR-të lejojnë që stafi juaj të gjurmojë hap pas hapi progresin drejt qëllimit duke bërë të mundur që të mund të ndryshohen taktikat.
Ekspansion: OKR-të fuqizojnë stafin tuaj duke vendosur qëllime që shtrihen përtej biznesit të zakonishëm me qëllim që të bëjnë ndryshime domethënëse.

POSTIME TË PËRZGJEDHURA

No more posts to show