• Home
  • About Us
  • Departments
  • Portofolio
  • Blog
  • Careers
  • Learn More

Videot më të shikuara ndonjëherë në YouTube

Ka nga ata që mendojnë se YouTube nuk është një rrjet i vërtetë social, por faktet na tregojnë se që nga 23 prilli 2005, datë në të cilën u ngarkua videoja e parë me titull “Unë në kopshtin zoologjik”, ka regjistruar një rritje të pandalshme të përdoruesve të saj dhe numeron deri në 2 miliardë llogari aktive sot. Çdo vit YouTube është protagonist i renditjes së videove më të shikuara, të cilat janë bërë virale dhe janë përhapur në të gjitha platformat e rrjeteve sociale.
Titulli më i shikuar i vitit 2021 është ‘‘Baby Shark Dance’’, i cili me 10 miliardë shikimet e tij, jo vetëm që fiton çmimin për videon më të shikuar të vitit 2021, por zë edhe vendin e parë si videoja më e shikuar e të gjitha kohërave. Videot argëtuese për fëmijë, por edhe trailerat e filmave, po shihen gjithnjë e më shumë në listën e më të shikuarve, një shenjë e qartë sesi bota e argëtimit, qoftë edhe për më të vegjlit, është zhvendosur në web.
Një grup-target gjithnjë e më në rritje, mund të themi, se është edhe grupi i atyre videove që kanë arritur një miliardë shikimet e para që nga data e ngarkimit të tyre. I pari që iu bashkua kësaj elite ishte Gangnam Style në dhjetor 2012, i cili arriti një miliardë shikimet e para, duke u dyfishuar menjëherë në maj 2014. Shumica e videove në këtë grup janë video muzikore, por trend në rritje në këto vitet e fundit po përfshijnë edhe videot argëtuese për fëmijë, si episodet e njohura të ‘‘Masha dhe Ariu’’ që gjithashtu kanë një numer të lartë shikimesh. Video muzikore Gangnam Style ka regjistruar periudhën më të gjatë të rekordeve duke qënë për 4 vite e gjysmë rresht në krye të kësaj topliste.

Tendencat në Youtube

Ekziston një seksion i vërtetë në YouTube dedikuar tendencave ku përdoruesit mund të kërkojnë se cilat video janë në trend në atë moment të caktuar. Për platformën, kjo do të thotë t’i jepet audiencës së saj mundësinë për të konsultuar një renditje videosh që mund të jenë interesante për ta, në një listë që nuk mund të personalizohet sipas vendit ose gjuhës, por që përmban përmbajtje nga e gjithë panorama botërore. Kjo renditje, e paraprirë nga tituj me një trend tjetër siç janë #hashtags ( lexo për më tepër), përditësohet afërsisht çdo 15 minuta dhe e rifreskon menjëhërë përmbajtjen e saj.
Thamë që videot më të shikuara në YouTube janë ato që i përkasin kategorisë së videove muzikore dhe trailerave.”Butter” nga grupi korean i djemve BTS, arriti 108.2 milion shikime në 24 orë nga ngarkimi. Për sa u përket trailerave, kanali YouTube, është gjithashtu mënyra më e preferuar e shtëpive të filmit për të arritur sa më shpejt një audiencë të gjerë. Në vitin 2021, traileri që shkatërroi absolutisht çdo rekord ishte “Spider-Man: No Way Home” nga Marvel, me 355 milionë shikime në 24 orë.

10 Videot më të shikuara në gjithë historinë e Youtube janë:

  • “Baby Shark Dance” – Kids’ Songs & Stories – 10.28 billion views
  • “Despacito” – Luis Fonsi – 7.77 billion views
  • “Johny Johny Yes Papa” – LooLoo Kids – 6.21 billion views
  • “Shape of You” – Ed Sheeran – 5.64 billion views
  • “See You Again” – Wiz Khalifa – 5.43 billion views
  • “Bath Song” – Nursery Rhymes – 5.06 billion views
  • “Learning Colors – Colorful Eggs on a Farm” – Miroshka TV – 4.56 billion views
  • “Phonics Song with Two Words” – ChuChu TV – 4.50 billion views
  • “Masha and the Bear – Recipe for Disaster” – Get Movies – 4.49 billion views
  • “Uptown Funk” – Mark Ronson – 4.48 billion views

POSTIME TË PËRZGJEDHURA

No more posts to show