Si të gjeni tone of voice-in e duhur për biznesin tuaj

woman-singing

Nëse nuk komunikoni, nuk ekzistoni. Megjithatë, shumë varet nga mënyra se si e bëni atë. Shpërthimi i rrjeteve sociale, zhvillimi i tregut të bisedave dhe lindja e një konsumatori të informuar dhe shpesh mosbesues në produktet e shërbimet, sjell detyrimin për kompanitë dhe markat që të kërkojnë një komunikim origjinal, bindës e të aftë për të goditur.
Nuk është gjithmonë e këshillueshme të kërkoni një “efekt wow”, ndonjëherë është më produktive të marrësh kohë dhe të ndërtosh një ton zëri korrekt sipas identitetit të kompanisë tuaj. Tone of voice është një faktor shumë delikat, sepse shumë herë zgjedhja e gabuar tij i bën mesazhet të duken fallco me efekt të çuditshëm, gjë që e dëmton inmazhin e brandit.

Cili është tone of voice i një kompanie dhe rëndësia e tij

Jeni ju ata të cilët mund ta përcaktoni stilin, personalitetin dhe mënyrën e sjelljes me bashkëbiseduesit. Ashtu siç ndodh me njerëzit, kompanitë e njohin veten për mënyrën se si shprehen, për fjalët e përdorura dhe për mënyrën në të cilën trajtojnë temat e rëndësishme.
Në rastin konkret, toni i zërit është ai veprim që shërben për të trasmetuar tek klienti një përmbajtje efektive, duke i dhënë formë dhe rëndësi mesazheve të publikuara në media të ndryshme.
Siç u tha tone of voice është një element shumë delikat, që do të thotë stil, spontanitet, origjinalitet dhe gjithashtu aftësi për t’u mbajtur larg formulave dhe tipareve stilistike tipike të gjuhës “korporative”. Të përdorësh një tone të saktë zëri do të thotë të gjesh, nëpërmjet një proçesi studimi dhe analize, atë tipar të bashkimit që i jep harmoni komunikimit dhe e bën kompaninë tuaj të perceptohet si një realitet i afërt me klientin potencial. Mesazhet duhet të komunikohen pa shumë barriera dhe të përcjellin liri dhe afrimitet tek dëgjuesi.

5 fjalë kyçe për një tone of voice efektiv

Cilado qoftë rruga e zgjedhur, direktivat në lidhje me përdorimin e tonit të saktë të zërit nga një kompani duhet t’u referohen disa parimeve bazë. Shkruani atë që mendoni, duke mos e fshehur kurrë të vërtetën pas formulave të ndërlikuara ose regjistrave formalë. Në të njëjtën kohë, mos kaloni në biseda të tepruara ose, më keq, në mosrespektim. Konsumatorët dhe përdoruesit nuk janë “miqtë” tuaj të ngushtë kështuqë mundohuni të shmangni zhargonin dhe fjalët e rëndomta.

  • Pasioni – fjalët duhet të përfshijnë dëgjuesin, përndryshe ato do të jenë fjalë boshe. Përfshirja do të thotë të transmetosh pasionin, por, në çdo kohë, të dish të vendosësh veten në vendin e bashkëbiseduesit dhe, për rrjedhojë, të shmangësh difidencat.
  • Reciprociteti – tekstet duhet të kalibrohen. Në çdo kohë, kompania duhet të jetë e qartë se kujt i drejtohet dhe cilat janë nevojat e shprehura apo të pashprehura të marrësit tek një mesazh i caktuar.
  • Personaliteti – fjalët që përdorim janë pasqyra e asaj që jemi. Në këtë rast tone of voice na ndihmon të flasim në mënyrë positive dhe të trasmetojmë lumturi tek dëgjuesi, cilido qoftë ai. Vetëm në këtë mënyre mund të kontribuojmë pozitivisht në marketingun humanist (lexo për më tepër) të brandit që po promovohet.
  • Kuptimi – ne duhet të thjeshtojmë gjuhën për t’i lejuar publikut të na kuptoi sa më mirë, por në të njëjtën kohë, do të ishte e përshtatshme që të mos e varfëronim atë. Të kuptuarit do të thotë gjithashtu të dish të dallosh që mirësia e një fjalimi nuk varet nga vëllimi i përmbajtjes, por nga respekti me të cilin shqiptohet ai.