• Home
  • About Us
  • Departments
  • Portofolio
  • Blog
  • Careers
  • Learn More

Oraret ideale për të postuar në Facebook, Instagram dhe Tik Tok

Kur të postoni në Instagram?

Le të fillojmë nga Instagrami, rrjeti social më i pëlqyer nga përdoruesit dhe pikërisht për këtë arsye edhe shumë i larmishëm në strategjitë e optimizimit të faqeve. Të ngecësh në trafikun e Instagramit është shumë e lehtë, veçanërisht në momentet e pikut. Kjo është arsyeja pse ne tani do të fokusohemi në oraret më të mira për të postuar në Instagram.

Algoritmi ka ndryshuar logjikën e tij me kalimin e viteve: nëse më parë përmbajtjet shiheshin nga përdoruesit në rend kronologjik, tani është angazhimi i tyre ai që garanton dukshmërinë e një postimi. Në fakt sa më shumë që një përmbajtje merr komente, pëlqime ose çfarëdo lloj ndërveprimi tjetër, aq më shumë është e mundur që kjo t’u propozohet edhe njerëzve të tjerë.

Në Instagram, kulmi i shikueshmërisë zakonisht regjistrohet gjatë orëve të pushimit nga puna (drekë ose në mbrëmje). Natyrisht, postimi pak para orës së pikut mund t’ju ndihmojë të jeni atje në kohën e duhur. Rreziku i të postuarit në orare fikse është që trafiku i krijuar nga platforma në ato momente mund t’ju bllokojë ose ngadalësojë duke u ngatërruar mes të gjithë përdoruesve të tjerë, prandaj është më e përshtatshme të filloni postimet disi më herët. Duke e publikuar pak para, mund t’i jepni mundësi postimit tuaj të metabolizohet nga platforma, duke qenë gati në momentin e duhur. Prandaj, këshilla jonë është të postoni midis orës 12 dhe 14 ose në mbrëmje midis orës 19 dhe 21.

Kur të postoni në Facebook?

Nuk është aspak e qartë të gjesh orarin e duhur për të postuar në Facebook. Në këtë rrjet social, në fakt, pengesa më e madhe përfaqësohet nga ndryshimi i vazhdueshëm me të cilin na ka mësuar algoritmi që drejton platformën. Në shpëtimin tonë (dhe tuajin), gushtin e kaluar mbërriti një studim statistikor i kryer nga Sprout Social (Social Media Management Solutions), në lidhje me praktikat më të mira që duhen ndjekur për të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas këtij studimi orët qendrore të ditës, janë më të përshtatshmet për të postuar përmbajtje në Facebook. I njëjti hulumtim argumenton gjithashtu se në përgjithësi publikimet duhen shmangur si në fundjavë ashtu edhe në ditë festash, duke preferuar të mërkurën dhe të premten nga ora 11 deri në 13.

Kur të postoni në TikTok?

TikTok është një rrjet social krejtësisht i ri dhe, pikërisht për këtë arsye në evolucion të vazhdueshëm. Kjo mund të gjenerojë disavantazhe, të tilla si vështirësi në deshifrimin e rregullave ose praktikave më të mira që do të përdoren për të optimizuar profilin tuaj, por edhe përfitime, të larmishme që lidhen me strategjitë e konkurrencës. Megjithatë, ne kemi disa ide për oraret në të cilat është më mirë për të ngarkuar videot tuaja në këtë platformë.  

Duke pasur parasysh audiencën relativisht të re, është e mundur të arrish më shumë tek vëzhguesi në orët e mesdites (nga ora 12:00 deri në 16:00) si dhe në mbrëmje (nga ora 19:00 deri në 22:00). Konkretisht, orët e pikut janë 12:30 dhe 19:30. Por mbi këtë platformë ka edhe shkolla të tjera mendimi që thonë se me publikimin gjatë natës së vonë postimi merr rezultate më të mira dhe në mënyrë të menjëherëshme, si real-time marketing (lexo për më tepër), sepse ka shikushmërinë e darkës por gjithashtu edhe atë të fillimit të ditës së nesërme.

Ju gjithashtu duhet të mbani mend zonën kohore të audiencës tuaj të synuar. Dëshironi që postimi juaj të jetë ndër më të shikuarit në Nju Jork? E thjeshtë: duhet ta publikoni atë në oraret e lart përmendura, por gjithnjë duke u bazuar në orën lokale të Nju Jorkut!

POSTIME TË PËRZGJEDHURA

No more posts to show