- Departamenti Web Development
Stafi i Arkevos do t'ju ndihmojë të zhvilloni faqen tuaj të internetit dhe të krijoni mjetet e duhura që i përshtaten plotësisht nevojave të biznesit tuaj. Puna jonë hap pas hapi merr stimuj të ndryshëm e frymëzohet gjithnjë nga ideja e biznesit tuaj.
“Fjalët janë të lira… Më trego kodin.” – Linus Torvalds
Është puna që zhvillohet në prapaskenë ajo që e bën një website të duket i mrekullueshëm, të punojë shpejt dhe të ketë një eksperiencë të shkëlqyer përdorimi. Zhvilluesit tanë punojnë me gjuhët më të fundit të kodimit në varësi nga tipologjia e detyrave që po kryejnë e nga lloji i platformave ku po punojnë. Nga specialistët e Front-End tek ata të Back-End, ne punojmë për të arritur synimet tuaja. Zhvilluesit tanë të Front-End kujdesen për paraqitjen, dizajnin dhe ndërveprimin, duke përdorur HTML, CSS, JavaScript and WordPress. Zhvilluesit e Back-End Developers kujdesen për hostimin e websiteve e aplikacionin që vë në punë databazën, e ruan të dhënat. Ne sigurojmë që të gjitha këto funksione të punojnë rrjedhshëm në kombinim.
“Një aplikacion nuk ka të bëjë vetëm me teknologjinë, por është një ëndërr drejt së ardhmes.” – Hecate Strategy
Zhvillimi i aplikacioneve celulare bëhet nëpërmjet krijimit të një softueri që synohet të funksionojë në pajisjet celulare dhe optimizohet për të përfituar nga veçoritë dhe hardueri unik i atyre produkteve. Llojet e aplikacioneve celulare që zhvilluesit krijojnë përfshijnë aplikacionet bazë, aplikacionet hibride dhe aplikacionet HTML5. Falë teknologjisë sonë intuitive dhe veçorive të fuqishme që integrojmë, vizioni i biznesit tuaj do të mishërohet në një aplikacion celularë. Ne do të krijojmë pamjen e përgjithshme të aplikacioneve tuaja të uebit, aplikacioneve celulare dhe dizajnit të aplikacioneve të telefonit.
“Mënyra më e mirë për të realizuar një projekt shpejt është të fillohet sa më shpejt. “- Jim Highsmith
Zhvillimi i aplikacioneve desktopit nënkupton krijimin e aplikacioneve softuerike që funksionojnë në kompjuter. Windows, Linux dhe mac iOS janë tre sistemet operative më të njohura për të cilat është krijuar softueri desktop. Ky lloj zhvillimi është bazë në shumicën e rasteve pasi aplikacionet funksionojnë vetëm në një lloj të caktuar të sistemit operativ. Aplikacionet e desktopit nuk kërkojnë ndonjë lidhje interneti për t’u ekzekutuar dhe përdoruesit duhet t’i shkarkojnë dhe instalojnë ato në kompjuterët e tyre. Ekipi ynë i zhvilluesve kujdeset t’ju garantojë konfigurimin dhe mirëmbajtjen e plotë të të gjithë aplikacioneve dhe programeve të desktopit gjithashtu dhe proçedurat që lidhen me funksionimin e një sistemi kompjuterik.
“Së pari zgjidh problemin, pastaj shkruaj kodin.”– John Johnson
Programimi është proçesi i krijimit të një seti udhëzimesh që i thonë një kompjuteri si të zhvillojë një detyrë. Në departamentin tonë ne punojmë me një varietet gjuhësh programimi për t’ju dhënë një aplikacion desktop apo mobile sipas kërkesave tuaja. E gjitha është një detyrë krijuese: nuk ka rrugë të drejtë apo të gabuar për të zgjidhur problemin, ashtu si nuk ka mënyrë të drejtë apo të gabuar për të pikturuar një tablo.
Ke një ide dhe do ta kthesh në projekt?
Je vetëm një kontakt larg nga bashkëpunimi i duhur për ta kthyer projektin tënd në realitet!
Na kontakto