Web Design

“Nuk të jepet kurrë një mundësi e dytë për të lënë një përshtypje të parë të mirë” – Olivia Fox Cabane
Këtë përfaqëson website yt!
Dizenjimi i web-it është ai që krijon pamjen dhe ndjesinë e përgjithshme gjatë kohes kur jeni duke përdorur një faqe interneti. Është proçesi i planifikimit, konceptimit dhe ndërtimit të elementeve të faqes suaj të internetit, nga struktura e faqosja te imazhet, ngjyrat, shkronjat dhe grafikët. Dizenjatorët tanë do të marrin idetë tuaja dhe do t’i kthejnë ato në një produkt që do të përcaktojë pamjen e markës suaj të ardhshme. Falë teknologjisë sonë intuitive dhe veçorive inovative, vizionin juaj do të mishërohet qartësisht në faqen tuaj të internetit.

Grafik Dizajn

“Tre janë përgjigjet për një pjesë dizajni – po, jo dhe WOW! WOW është ajo që ne synojmë” – Milton Glaser

Përmes përmbajtjes vizuale ju i komunikoni mesazhe klientëve tuaj. Ndaj ne kërkojmë template marramendëse që e bëjnë markën tuaj të dallueshme përmes logos, emailit të personalizuar, dizajnit të promocioneve, vulave, kartëvizitave, banerave, broshurave apo katalogëve të produkteve. Synimi ynë është të ngjallim frymëzim, ndaj dizajnerët tanë grafikë i kushtojnë rëndësi të jashtëzakonshme detajeve, ngjyrave, formave, përmbajtjes, madhësisë, proporcionit apo linjave të ndryshme.

Digital Marketing

“Nëse biznesi yt nuk është në internet, atëherë do dalë jashtë biznesi.” – Bill Gates
Marketingu dixhital është proçesi i shfrytëzimit të kanaleve të ndryshme të marketingut në internet si: motorët e kërkimit, rrjetet e mediave sociale dhe posta elektronike, për të arritur audiencën e synuar. Përmes marketingut dixhital, ju mund të gjeni njerëz të interesuar në ofertën tuaj, të ndërveproni me ta dhe të krijoni besim e nevojshëm mbi markën tuaj. Na lër ta rrisim biznesin tënd përmes website-ve marketing, optimizimit të motorëve të kërkimit, content marketingut, reklamave PPC, marketingut në rrjetet sociale, marketingut me email dhe marketingut me video.

Web Development

“Fjalët janë të lira… Më trego kodin.” – Linus Torvalds

Është puna që zhvillohet në prapaskenë ajo që e bën një website të duket i mrekullueshëm, të punojë shpejt dhe të ketë një eksperiencë të shkëlqyer përdorimi. Zhvilluesit tanë punojnë me gjuhët më të fundit të kodimit në varësi nga tipologjia e detyrave që po kryejnë e nga lloji i platformave ku po punojnë. Nga specialistët e Front-End tek ata të Back-End, ne punojmë për të arritur synimet tuaja. Zhvilluesit tanë të Front-End kujdesen për paraqitjen, dizajnin dhe ndërveprimin, duke përdorur HTML, CSS, JavaScript and WordPress. Zhvilluesit e Back-End Developers kujdesen për hostimin e websiteve e aplikacionin që vë në punë databazën, e ruan të dhënat. Ne sigurojmë që të gjitha këto funksione të punojnë rrjedhshëm në kombinim.

Mobile Development

“Një aplikacion nuk ka të bëjë vetëm me teknologjinë, por është një ëndërr drejt së ardhmes.” – Hecate Strategy

Zhvillimi i aplikacioneve celulare bëhet nëpërmjet krijimit të një softueri që synohet të funksionojë në pajisjet celulare dhe optimizohet për të përfituar nga veçoritë dhe hardueri unik i atyre produkteve.  Llojet e aplikacioneve celulare që zhvilluesit krijojnë përfshijnë aplikacionet bazë, aplikacionet hibride dhe aplikacionet HTML5. Falë teknologjisë sonë intuitive dhe veçorive të fuqishme që integrojmë, vizioni i biznesit tuaj do të mishërohet në një aplikacion celularë. Ne do të krijojmë pamjen e përgjithshme të aplikacioneve tuaja të uebit, aplikacioneve celulare dhe dizajnit të aplikacioneve të telefonit.

Desktop Development

“Mënyra më e mirë për të realizuar një projekt shpejt është të fillohet sa më shpejt. “- Jim Highsmith

Zhvillimi i aplikacioneve desktopit nënkupton krijimin e aplikacioneve softuerike që funksionojnë në kompjuter. Windows, Linux dhe mac iOS janë tre sistemet operative më të njohura për të cilat është krijuar softueri desktop. Ky lloj zhvillimi është bazë në shumicën e rasteve pasi aplikacionet funksionojnë vetëm në një lloj të caktuar të sistemit operativ. Aplikacionet e desktopit nuk kërkojnë ndonjë lidhje interneti për t’u ekzekutuar dhe përdoruesit duhet t’i shkarkojnë dhe instalojnë ato në kompjuterët e tyre. Ekipi ynë i zhvilluesve kujdeset t’ju garantojë konfigurimin dhe mirëmbajtjen e plotë të të gjithë aplikacioneve dhe programeve të desktopit gjithashtu dhe proçedurat që lidhen me funksionimin e një sistemi kompjuterik.

Programming

“Së pari zgjidh problemin, pastaj shkruaj kodin.”– John Johnson
Programimi është proçesi i krijimit të një seti udhëzimesh që i thonë një kompjuteri si të zhvillojë një detyrë. Në departamentin tonë ne punojmë me një varietet gjuhësh programimi për t’ju dhënë një aplikacion desktop apo mobile sipas kërkesave tuaja. E gjitha është një detyrë krijuese: nuk ka rrugë të drejtë apo të gabuar për të zgjidhur problemin, ashtu si nuk ka mënyrë të drejtë apo të gabuar për të pikturuar një tablo.

Virtualizim

Falë kësaj teknologjie krijojmë shërbime të dobishme IT duke përdorur burime që tradicionalisht janë të lidhura me hardware. Kjo zgjedhje lejon përdorimin e një makinerie fizike me kapacitet të plotë duke shprëndarë aftësitë e saj mes shumë përdoruesish dhe ambientesh. Virtualizimi është proçesi i krijimit të përfaqësimeve virtuale të aplikacioneve, serverave, sistemeve të ruajtjes dhe rrjeteve. Kjo është e vetmja mënyrë efektive për të reduktuar shpenzimet IT ndërkohë që stimulon efikasitetin dhe zhdërvjelltësinë për të gjitha bizneset.

Networking

Ne përdorim teknologjinë tonë të rrjetizimit për të shkëmbyer të dhëna mes informacioneve të vogla dhe të mëdha, përmes rrjetit të pajisjeve celulare dhe kompjuterike. Ju mund të zgjidhni midis rrjeteve Multipoint dhe Point to Point, si dhe rrjetëzimit bazuar në shkallëzimet: VPN, PAN, WAN, MAN, LAN. Duke përdorur këtë teknologji, përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe e dokumenta të ndryshme përmes postës elektronike ose kanaleve të tjera bazuar në kërkesat e organizatës.

Security Systems

Në ditët e sotme është e preferueshme dhe e domosdoshme që çdo kompani apo residencë banimi të ketë sisteme moderne dhe të teknologjisë së fundit të sigurisë për të garantuar siguri për njerëzit, stafin dhe logjistikën e tyre. Falë teknologjisë së avancuar që disponojmë: panele kontrolli, kamerat e sigurisë (me tela ose wireless), sensorë (të brendshëm dhe të jashtëm), alarme, sirena me decibel të lartë, ju do të keni një ambient të sigurt pune ose banimi.

Software

Ne u përshtatemi nevojave të profesionistëve tuaj duke siguruar të gjithë softwerin e kërkuar për ta bërë punën e tyre të lehtë dhe rutinën e tyre të thjeshtëzuar, qoftë kjo me softwer aplikacionesh ose softwer sistemi. Ekipi ynë kujdeset që t’ju garantojë konfigurimin dhe mirëmbajtjen e plotë të tërësisë së programeve, proçedurave dhe rutinave që lidhen me funksionimin e një sistemi kompjuterik.

Hardware

Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për përbërës të brendshëm apo të jashtëm të pajisjeve kompjuterike, serverave virtualë ose fizikë (VPS dhe VPN), departamenti ynë i IT disponon e ofron teknologjinë më bashkohore. Motherboard, njësi qëndrore përpunimi (CPU), memorje RAM, hard drive, optical drive, pajisje furnizuese me energji, tranzitorë, çipe, njësi përpunimi grafik (GPU), karta e ndërfaqes së rrjetit (NIC) dhe porta USB, me anë të këtyre teknologjive bëjmë të mundur përshtatjen me të gjitha nevojat e klientëve.

IT Support

Gjetja e kompanisë së duhur për suportin IT shpesh është një detyrë e veshtirë e qëllimi ynë është tjua bëjmë këtë detyrë sa më të thjeshtë duke u bërë partneri mbështetës i biznesit tuaj. Suporti IT duhet konsideruar si një pjesë thelbësore e çdo plan-biznesi. Skuadra jonë e suportit IT është gjithmonë në dispozicion për t’ju dhënë asistencën e duhur. Suporti manaxhohet nëpërmjet telefonit, portalit të klientit, emailit ose edhe fizikisht. Planet tona të suportit janë të disponueshme me një asistencë afatgjatë dhe sistem monitorimi.
Previous
Next

Ke një ide dhe do ta kthesh në projekt?

Je vetëm një kontakt larg nga bashkëpunimi i duhur për ta kthyer projektin tënd në realitet!

Na kontakto