• Home
  • About Us
  • Departments
  • Portofolio
  • Blog
  • Careers
  • Learn More

5 gjëra që mund të mos i dini mbi historinë e Instagramit

Në vitin 2010, u zhvilluan dhe lançuan shumë aplikacione që lejonin të ngarkonit dhe modifikonit imazhe duke shtuar filtra të ndryshëm. Megjithatë, vetëm njëri arriti të shfaqet dhe të përshkojë shoqërinë tonë për të revolucionarizuar biznesin, teknologjinë dhe kulturën pop. Ky aplikacion quhet sot Instagram dhe saktësisht 11 vjet pas lançimit, ka mbi 1 miliard përdorues në mbarë botën.Historia e instagramit si kompani nuk ka qenë gjithmonë lineare. “No filter”, libri i Sarah Frier (gazetare e Bloomberg News), i publikuar në vitin 2020, që gjurmon historinë e këtij rrjetit social, tregon hap pas hapi të gjithë peripecitë e rrugës drejt suksesit.Sot instagrami është kthyer në një platformë strategjike për të rritur imazhin e çdo lloj biznesi (lexo për më tepër) , me miliona akaunte të çertifikuara të cilat kanë krijuar figura profesionale si ato të social media manager dhe influencer.
Nëse doni të kuptoni më nga afër suksesin e kësaj platforme, ja 5 gjëra që mund të mos i dini për historinë e Instagramit:
  1. Versioni i parë i Instagramit quhej “Photobox” Ishte një faqe e zhvilluar nga një prej themeluesve të ardhshëm të Instagram: Kevin Systrom, në atë kohë ende student në Standford. Faqja ju lejonte të ngarkoni disa imazhe në internet e më pas t’i printoni ato dhe kjo mënyre pati njëfarë suksesi midis bankave të universitetit amerikan. Në vitin 2005 Photobox ndezi kureshtjen e Mark Zuckerberg, i cili në ato vite tashmë po shihte ‘facebook.com’ të rritej dhe po kërkonte aplikacione të tjera të reja dhe inovative që mund të kishin një të ardhme premtuese. Systrom nuk kishte ndërmend të braktiste projektin e tij për të ndjekur ëndrrën e dikujt tjetër dhe ai nuk e pranoi ofertën e atëhershme të Zukemberg për të bashkëpunuar.
  2. Një kurs fotografie në Firence u kthye në një nga elementët thelbësor për zhvillimin e Instagramit Gjatë një kursi të mbajtur nga një mësues italian në Firenze, Kevin Systrom mësoi rëndësinë e papërsosmërisë: ai u shfaq në klasë me një aparat fotografik shumë cilësor, por mësuesi ja zëvendësoi menjëherë atë aparat me një aparat Holga më të thjeshtë, duke theksuar se vlera e një fotografie nuk konsiston në cilësinë e instrumentit me të cilin e shkrepni, por në llojin e momentit që arrini të përjetësoni me atë aparat.
  3. Filtri i parë i lançuar në Instagram ishte X-Pro II Në vitin 2010, aplikacionet për të përmirësuar dhe shtuar filtra në fotografitë e marra përmes smartphone u shpopulluan dhe Systrom kuptoi se kishte ardhur koha për ti shtuar këto efekte edhe në brendësi të aplikacionit Instagram – i cili sapo ishte lançuar. Emri i filtrit të parë i referohet një teknike të zhvillimit fotografik X-Pro II (përpunimi i kryqëzuar) që ndryshon ngjyrat e fotos, në të cilën është aplikuar, në një mënyrë të paparashikueshme.
  4. Të parët në Instagram Vipi i parë që hapi një profil në Instagram ishte Snoop Dogg ndërsa marka e parë që investoi në reklama ishte Michael Kors.
  5. Fotoja e parë e shpërndarë në Instagram tregon një qen të ulur pranë një stende tacos në Meksikë Fotoja është publikuar disa muaj para lançimit të Instagram nga vetë Systrom dhe në mbishkrim shkruhej vetëm “test”.
2ppnjjpqruf31

POSTIME TË PËRZGJEDHURA

No more posts to show