5 gabimet më të zakonshme në strategjinë e marketingut të rrjeteve sociale
1. Vetë-promovimi
Ndër gabimet që mund të bëhen në një strategji marketingu në mediat sociale, ai i vetë-promovimit është më i shpeshti. Duhet të keni gjithnjë parasyshë se njerëzit nuk ndodhen në rrjetet sociale për të parë se si ju vini veten tuaj në piedestal. Receta e duhur është të bëni marketingun e saktë nëpërmjet përmbajtjes efektive që prodhon gjëra të dobishme dhe që arrinë ti interesojë një kategorie të gjerë njerëzish. Duhet gjithnjë të vendosni në vend të parë vizitatorin e mos të humbni kohë në gjëra që janë të dobishme vetëm për egon tuaj.