• Home
  • About Us
  • Departments
  • Portofolio
  • Blog
  • Careers
  • Learn More

Si te kujdeseni për privatësinë dhe identitetin tuaj online?

Në botën e sotme digjitale ku të dhënat ndahen online, ruajtja e të dhënave dhe identitetit është kthyer në një problematikë shqetësuese. Ndërsa digjitaliteti ka sjellë përfitime të mëdha, ajo gjithashtu mbart risqe të paprecedenta ekspozimi. Nga vjedhja e identitetit tek mashtrimet financiare, rrjedhja e të dhënave apo monitorimi invaziv, pasojat e kompromentimit të identitetit tuaj online mund të jenë të rënda.

Si te kujdeseni për privatësinë dhe identitetin tuaj online?

Përdorni fjalëkalime komplekse: Krijoni kombinime unike dhe komplekse për secilën llogari, përdorni gërma të mëdha e të vogla, numra dhe karaktere të veçanta. Merrni në konsideratë përdorimin e një aplikacioni të besuar për menaxhimin e pasuordeve, për t’i ruajtur dhe aksesuar fjalëkalimet tuaja.

Aktivizoni Identifikimin 2-faktorial (2FA): Shtoni një tjetër nivel sigurie me aktivizimin e 2FA. Kjo formë identifikimi kërkon aksesimin dypalësh, pra nevojitet që në momentin e aksesimit të paraqisni për shembull kodin e ardhur në telefonin tuaj.

Kujdes me shpërndarjet në rrjete sociale: Rishikoni parametrat e sigurisë që përdorni në llogaritë tuaja dhe limitoni në të dhënat publike detajet e ndjeshme si ditëlindja e plotë, adresa apo informacione financiare.

Praktikoni navigimin e sigurt: Instaloni antivirusë të besueshëm dhe përditësojeni vazhdimisht. Përdorni lidhje të sigurta dhe të enkriptuara (HTTPS) kur aksesoni website, sidomos kur jepni të dhëna të ndjeshme.

Kujdes me e-mailin dhe sulmet “fishing”: Bëni kujdes kur merrni emaile nga adresa të panjohura apo kur klikoni në linqet e dyshimta qe mund të përfshijnë këto emaile. Kujdes nga sulmet “fishing” që përpiqen t’ju mashtrojnë për të marrë nga ju të dhënat personale. Verifikoni legjitimitetin e emaileve përpara se të jepni të dhëna të ndjeshme.

Përditësoni pajisjet dhe aplikacionet: Mbajini gjithnjë të përditësuara aplikacionet, sistemin e operimit të telefonit dhe pajisjeve të tjera. Softuerët e papërditësuara mund të kenë mangësi që u krijojnë hakerëve mundësi për përfitim.

Lexoni Rregulloret e Privatësisë: Familjarizohuni me Rregulloret e Privatësisë të aplikacioneve dhe websiteve që përdorni. Kuptoni si mblidhen, ruhen dhe përdoren të dhënat tuaja. Shmangni shpërndarjen e informacionit kurdo që është e mundur.

Përdorni Rrjete Virtuale Private (VPN): Kur lidheni me Wi-Fi publike, përdorni VPN për të enkriptuar lidhjen tuaj me internetin dhe për të ruajtur të dhënat tuaja nga gjurmues të mundshëm.

POSTIME TË PËRZGJEDHURA

No more posts to show