Personal Branding në Facebook

Strategjia

Personal Branding nuk mund të arrihet pa një qëllim, sidomos kur bëhet fjalë për krijimin e një identiteti të fortë digjital e për të përfituar nga një mjet i shkëlqyer vetëpromovues si Facebook. Për të krijuar një strategji të mirë të personal branding, para së gjithash është e nevojshme të identifikohet misioni dhe vizioni juaj duke e zyrtarizuar atë profil. Më pas do të jetë e mundur të fillohet optimizimi dhe planifikimi i veprimeve që do të kryhen. Një profil që dëshiron të promovojë një imazh të caktuar duhet të jetë gjithmonë në përputhje me vlerat e tij.

Profili

Plotësimi i profilit në tërësi është një tjetër nga hapat e parë që duhet ndërmarrë. Në këtë fazë është thelbësore të futni të gjitha informacionet e kërkuara nga rrjeti social në fushat e dedikuara, kjo na jep mundësinë të gjejmë konkurrentët ose kolegët tonë të cilët operojnë në të njëjtin sektor të interesit në të cilin duam të futemi.

Qoftë një profil apo një faqe personale, nëse qëllimi është të fokusoheni te personi juaj, është shumë e rëndësishme që emri të përputhet saktësisht me emrin e vërtetë. Më mirë të shmangni, apelativat, pseudonimet dhe frazat qesharake.

Vendosni një foto cilësore të profilit. Imazhi i profilit duhet të jetë i dallueshëm dhe të tregojë fytyrën tuaj në plan të parë. Ky cilësim do të jetë gjithashtu i dobishëm kur komentoni postimet ose ndërhyni në diskutime brenda grupeve.

Zgjidhni një imazh koherent tek kopertina e profilit tuaj. Kjo është një mundësi për të treguar diçka për veten tuaj, ndaj është e drejtë të përfitojmë nga hapësira në dispozicion duke treguar diçka që, në përputhje me identitetin tuaj, mund t’i japë vlerë profilit.

Përshkruani veten me saktësi në biografi. Të jesh në gjendje të kujdesesh për detajet është një aftësi e mirë, kush nuk do të dëshironte të bashkëpunonte ose të kishte të bënte me një person të saktë dhe të vëmendshëm. Fusha kushtuar biografisë është e përkryer për të treguar se jeni në gjendje t’i shprehni konceptet qartë, por edhe në mënyrë të rëndësishme dhe se dini të shkruani duke pasur kujdesin e duhur për gramatikën!

Privatësia

Kujdesi për detajet e privatësisë është i rëndësishëm për shumë arsye: për të mos tradhtuar qëllimin tonë ose për të shmangur përballjen me situata të papërshtatshme, si p.sh. kontrolli i rrethit të përdoruesve që mund të kenë akses në informacionin tonë do të na lejojë të përdorim rrjetin social në liri të plotë dhe të zellshme.

Këshilla tjetër është që të kontrolloni dhe monitoroni shpesh postimet, sepse është e dobishme të mbani mend se sa herë publikoni një postim ose një foto në Facebook.

Hapi i fundit i detyrueshëm ka të bëjë me aktivizimin e funksionit të kontrollit të ditarit, i cili ju lejon të monitoroni postimet në të cilat jemi etiketuar nga përdorues të tjerë.

Publiku dhe kontaktet

Në shumë raste, gabimi bëhet në ndarjen e informacionit me audiencën e gabuar. Për këtë arsye, pasi të jenë identifikuar objektivat e biznesit tuaj, është e nevojshme të kuptoni audiencën së cilës po i drejtoheni. Çfarëdo lloji të audiencës që vendosni të përfshini, duhet të jeni gjithmonë të vetëdijshëm për atë që ndani dhe ndikimin që mund të ketë kjo në perceptimin që të tjerët kanë për ju.

Nëse doni, për shembull, të përdorni Facebook si një dritare komunikimi profesionale, do të ju duhet të ndani ekskluzivisht, ose pothuajse ekskluzivisht, përmbajtje që mund të jenë të dobishme në drejtimin e biznesit tuaj.

PërmbajtjaNë këtë pikë, gjithçka që mbetet është të identifikoni përmbajtjen që do të ndahet, e cila do të mbushë me vlerë imazhin që keni krijuar. Dhe, duke pasur parasysh se për të tregtuar veten, është e nevojshme të gjesh një mënyrë për të dalluar veten nga të tjerët, hapi i fundit që duhet ndërmarrë është të identifikoni pikat e forta dhe të dobëta, mundësitë e rritjes dhe kërcënimet nga konkurrenca. Për këtë analizë përdoret një mënyre e çmuar si Analiza SWOT (lexo për më tepër). Ky është një element thelbësor për përcaktimin e identitetit të dikujt dhe për të prodhuar një komunikim koherent dhe identifikues. Nëpërmjet këtyre pikave profili juaj do të jetë i ndritshëm efektiv dhe produktiv.

POSTIME TË PËRZGJEDHURA

No more posts to show