• Home
  • About Us
  • Departments
  • Portofolio
  • Blog
  • Careers
  • Learn More

Guerilla Marketing
Si të depërtoni në mendjet dhe zemrat e konsumatorëve?

Çfarë është Guerilla Marketing?

Marketingu dhe kreativiteti janë dy realitete që shkojnë paralelisht. Kompani të ndryshme duke e ditur këtë fakt, janë gjithmonë në kërkim të mënyrave më moderne për të përcjellë mesazhin e tyre tek konsumatorët, shpesh here edhe duke përdorur strategji inovative. Një lloj komunikimi modern e jashtë kornizave është edhe Guerilla Marketing.

I pari që shpiku termin Guerilla Marketing ishte reklamuesi Jay Conrad Levinson, i cili botoi një libër me të njëjtin titull (1984). Kur flasim për Guerilla Marketing, ne i referohemi strategjive jokonvencionale të marketingut, të cilat shfrytëzojnë kujtesën e ngjarjeve të caktuara, në mënyrë që të depërtojnë më lehtë në mendjen e konsumatorëve. Termi Guerilla Marketing e ka origjinën nga një taktikë lufte e cila synonte përballjen me armiqtë në mënyrë më të drejtpërdrejtë por me më pak  mjete në dispozicion, duke shfrytëzuar efektin e befasisë.

Si përdoret Guerilla marketing?

Pikat mbi të cilat mund të zbatohet një Guerilla i suksesshëm janë identiteti i markës dhe soundi që dallon brandin. Pra, ajo që nuk duhet të harrojmë është se Guerilla Marketing duhet të integrohet në mënyrë koherente me strategjitë e tjera marketing të zbatuara nga biznesi juaj. Përdorimi i Guerilla Marketing, si dhe forma të tjera reklamimi u krijuan për të kapërcyer vështirësitë e për t’u vënë re në turmat e mëdha të publikut dhe mediave jokonvencionale.

Parimet mbi të cilat bazohet marketingu Guerrilla janë imagjinata dhe inovacioni për të arritur objektivat e ndërgjegjësimt të markës, rikthimi i famës, surpriza, argëtimi dhe përfshirja. Guerilla Marketing shpreh të gjithë potencialin e tij kur integrohet dhe krijon marrëdhënie të drejtpërdrejtë me publikun. Në qendër të tij qëndron përvoja, dhe qëllimi i tij është të fitojë vëmëndjen e publikut me veprime të paharrueshme.

A janë e njëjta gjë Marketingu Guerilla dhe Marketingu i Ambientit?

Shpesh të dy termat përdoren në mënyrë të ndërsjellë, dhe nuk është e vështirë ta kuptosh pse. Të dyja strategjitë janë pjesë e asaj që ne e njohim si marketing viral, por le të përpiqemi ti diferencojmë disi. Të dy përdorin mjedisin për të përmbushur objektivin e tyre, qoftë një rrugë, një dyqan, një ashensor, stacione treni etj. Por nëse nisim ti mendojmë të ndara atëherë duhet të konsiderojmë një fushatë ambientale, fushatat që përfshijnë vendodhje të mëdha dhe që kanë marëdhënie direkte me ambientet e instalimeve të brandit të promovuar.  Ndërkohë që  tek marketingu Guerilla nuk hyjnë vetëm instalimet mjedisore, ai mund të realizohet edhe nëpërmjet fletushkave, posterave, sinjalistikës, etj.

E përbashkëta e këtyre dy strategjive është viraliteti dhe zhurma që ato ushqejnë rreth një marke. Siç e dimë të gjithë, viraliteti i një përmbajtjeje apo një fushate marketingu  nuk përcaktohet apriori, por është fryt i strategjive të shumta që gjenerohen hap pas hapi. Një nga arsyet kryesore përse këto strategji janë të dobishme është sepse ato nxisin pjesëmarrjen e përdoruesve duke i bërë pjesë të historisë së brandit tuaj.

Zgjedhja e Guerilla Marketing

Megjithëse pjesëmarrja e publikut është një element kyç, nuk duhet të harrojmë se ajo që komunikon një markë ndonjëherë mund të ndikojë edhe negativisht në reputacionin e saj, kështu që është thelbësore, që zgjedhja e këtij lloji marketingu të jetë në përputhje me identitetin e brandit që po promovohet. Shpesh bizneset e mëdha zgjedhin ta shfrytëzojnë Guerilla Marketing edhe si pjesë e promovimit të një bashkëpunimi Co-branding (lexo për më tepër).

Shëmbujt e lart përmendur kanë të gjithë pika të përbashkëta, dhe na tregojnë se Guerilla Marketing i bën njerëzit të buzëqeshin dhe të flasin më shumë për brandin e promovuar. Guerilla Marketing mund të jetë taktika e duhur për të promouar brandin tuaj po edhe një mënyrë e mirë për t’i bërë njerëzit së bashku!

POSTIME TË PËRZGJEDHURA

No more posts to show