• Home
  • About Us
  • Departments
  • Portofolio
  • Blog
  • Careers
  • Learn More

Chatbot

E ardhmja e shërbimit ndaj klientit

Prej disa vitesh kemi dëgjuar shpesh për Chatbot dhe për funksionin e tyre në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët potencialë. Por mendoni se mund të arrijmë së shpejti në fazën ku këto robotë të na zëvendësojnë plotesisht, si automatizma ndaj kujdesit ndaj klientit?

Këto janë pyetje të vështira për të marrë përgjigje me një artikull, por le të përpiqemi ta thellojmë temën me më shumë informacion mbi inovacionin chatbot.

Që kur Facebook njoftoi vënien në punë të chatbots për Messenger në 2016, zhvilluesit dhe kompanitë kanë qenë të zënë me gjetjen e ideve të reja dhe përdorimin e duhur të këtij mjeti që ka potencial të jashtëzakonshëm në përmirësimin e marrëdhënieve me klientët. Deri tani këto sisteme të vogla dhe inteligjente janë kudo, ne i gjejmë ato në çdo platformë dhe përdoren në sektorë të ndryshëm.

Çfarë është një Chatbot?

Një chatbot është një softuer, i ngjashëm me softuer CRM (lexo për më tepër), që duke simuluar dhe përpunuar bisedat njerëzore, i fton njerëzit të ndërveprojnë përmes bisedës me to. Qëllimi i tyre është gjithmonë krijimi i një eksperience më të mirë të shërbimit ndaj klientit dhe ofrimi i zgjidhjeve të shpejta për problemet që hasin përdoruesit ose për zgjidhjen e pyetjeve të tyre.Ky mjet mund të vendoset në mënyra të ndryshme dhe për këtë arsye mund të trajtojë një seri të pafundme temash, nga më funksionalet deri tek ato më të thjeshtat e argëtuese. Ato mund të gjenden në çdo shërbim bisede: Facebook Messenger, SMS, Telegram, Chat, web, e-commerce, etj.

Dobishmëria e Chatbot në biznesin tuaj

Gjëja e parë që duhet theksuar është se sot njerëzit preferojnë përdorimin e chat-it si një mjet komunikimi dhe presin që të jenë në gjendje të ndërveprojnë gjithnjë në kohë reale. Në këtë situatë, chatbot mund të jetë një zgjidhje e vlefshme për të plotësuar mungesën e një kujdesi ndaj klientit real i cili nuk mund të jetë gjithnje funksional e i lidhur 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Por ka edhe arsye të tjera pse mund të jetë interesante të mbështeteni në një mjet të tillë teknologjik:

  • Ato ju lejojnë të ndërveproni njëkohësisht me një numër të pakufizuar klientësh dhe të mblidhni të dhënat e tyre në mënyrë të rregullt.
  • Ato mund të përdoren për qëllime të ndryshme: nga sistemet CRM tek mjetet për të ofruar informacion mbi lajmet ose ofertat. Nga shërbimi argëtues te metoda për të sjellë vëmëndje tek faqja juaj.
  • Hapja e linqeve të pranishme në biseda me chatbot mund të jenë nga 4 deri në 10 herë më të larta se ato të pranishme në një email.

Dy anët e medaljes së asistentit virtual Chatbot

Por, robotët kanë gjithashtu disavantazhe: ata mund t’i përgjigjen vetëm pyetjeve shumë elementare dhe shumë herë këto përgjigje nuk e kënaqin plotësisht klientin duke rrezikur ta nervozojnë atë. Shpesh herë përdoruesit përjetojnë vështirësi në komunikim dhe mungesë ndjeshmërie ndaj asaj çka ato kërkojnë nga ky chat. Statistikat ama na kanë treguar se përdorimi i chatbot-eve ka rezultuar në të shumtën e rasteve i suksesshëm. Ja disa shembuj:
  • Coronabot
    I krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ai synon t’i mbajë njerëzit të informuar për situatën e pandemisë. Ai funksionon ekskluzivisht përmes Whatsapp, ku duke përdorur fjalë kyçe dhe komanda emoji, përdoruesit mund të zgjedhin opsione të ndryshme tematike për të ditur më shumë rreth virusit.
  • Blu Bot
    Blu Bot ndihmon udhëtarët të gjejnë destinacione të reja, të rezervojnë fluturime dhe të paketojnë valixhet. Ky chatbot është i pranishëm dhe operon në Facebook Messenger dhe Google Assistant.
  • Eno
    Për të përmirësuar marrëdhëniet me klientët e saj, kompania Capital One ka zhvilluar një aplikacion celular chatbot që mban të përditësuar transaksionet e dyshimta, shpenzimet e dyfishta ose shpenzimet jashtëzakonisht të larta.
Mund të themi se robotët përfaqësojnë të ardhmen e shërbimit ndaj klientit. Ndoshta jo tani, po në një të ardhme jo shumë të largët, ky shërbim virtual to të fillojë të mbizotërojë në treg. Deri më sot, zëvendësimi i plotë i qënies njerëzore (sidomos për nevoja komplekse) është diçka që këta softuer sado të përsosur, ende nuk duken në gjendje ta bëjnë. Megjithatë, ato sigurisht që mund të ndihmojnë klientin në fazat e hershme të marrëdhënies me markën dhe të lehtësojnë format e tjera të ndërveprimit që përndryshe do të neglizhoheshin.

POSTIME TË PËRZGJEDHURA

No more posts to show